blog - shqip

« Späť

Dy baballarët

Dy baballarët

Leximet, që sot na i ka ofruar Kisha më nxitën të mendoja për rolin e babait. Deftohen para nesh dy: Davidi dhe Jairi.

Të dy brengosen për fëmijët e tyre. Të dyve iu lajmërohet vdekja e fëmijëve të tyre. Davidit nuk i intereson rezultati i luftës, por shëndeti i djalit të vet, që ishte njëkohësisht udhëheqësi i ushtrisë armike. Jairi fton Jezusin për t’ ia shëruar vajzen e vet dymbëdhjet vjeçare. I pari qan të birin e vet duke dëshiruar të vdesë në vendin e tij, i dyti është i ftuar nga Jezusi që mos ta humbasë fenë. Pikëllimi i Davidit shkakton turpërimin e atyre, që për të e fituan luftën, shpresa e Jairit bën që Jezusi të jetë edhe  i përqeshur në shtëpinë e tij por  vetëm atëherë vjen gëzimi i madh.

 

Shenjti Gjon Bosko, përkujtimin e të cilit e kremtojmë sot shkruan, se edukatorët janë etër të rinisë.  E se çfarë do të thotë të jesh  atë shpjegon në mënyrë të shkëlqyeshme sjellja e dy burrave që sapo përmendem . Një baba brengoset për fëmijën e vet. Kur është në rrezik, kur është larg... Edhe atëherë, kur fëmija shkon kundër tij. Edhe atëherë, kur fëmija kërkon ta vrasë. Sa herë e sporovojmë të gjithë ne, që punojmë me të rinjtë...

 

As nuk e di të tregoj, se sa herë më duket, se fëmijët e  mij shpirtëror, të rinjtë e mij  nuk më dëgjojnë mua,   shkojnë kundër asaj  që i këshilloj, se bëjnë të kundërtën. Jo sepse jam unë që flas kjo do të ishte tepër pak  por sepse brengosem, që të jetojnë me Zotin.

 

Sa herë shoh, se janë të sëmurë, në prag të vdekjes dhe jam i vetëdijshëm, se e vetmja gjë që mund të bëj është ta ftoj Jezusin që t’i prekë... Sa herë, edhe më lotë (që djegin më shumë se zjarr) qëndroj para të Madhit Zot duke kërkuar mëshirën e tij për fëmijëzit e mij dhe forcën për mua  që të jem një atë i mirë..

Komentáre
Prihláste sa pre pridanie komentára
dúfam, že tu raz nájdem komentár v albánčine... a potom znovu a znovu
emoticon
Odoslané 1.2.2012 11:57.
mozno to zalezi aj od teba emoticon
Odoslané 1.2.2012 14:06 ako reakcia na Otília Ferenčíková.