blog - shqip

« Back

Sakramenti i Eukaristisë I.

Sakramenti i Eukaristisë I.

Eukaristia është burimi dhe kulmi i jetës së Kishës. Nuk është një gjë. Është Dikush. Është një përson. Jezu Krishti, biri i Hyjit dhe biri i Marisë i pranishëm vere (më të vërtetë), totaliter (tërësisht), realiter (realisht) et substantialiter (thelbësisht) në bukë dhe në verë. Prandaj meriton, që të dimë mirë, më kë takohemi në këtë sakrament. Në këtë meditim (ose mësim) mbi Eukaristinë tregohen emra të këtij sakramenti sipas Katekizmit të Kishës katolike

Fillimisht duhet të dimë, se Eukaristia është për të gjithë, si edhe veprimi shpëtimsjellës të Jezu Krishtit është për të gjithë. Por jo të gjithë mund të marrin Eukaristi në Kungim të shenjtë. Duhet një përgjigjje e dashurisë, sepse ata, që nga ana e pagëzimit ishin të lartësuar në dinjitet e meshtarisë mbretërore dhe nga ana e krezmimit janë bërë më të ngjashëm me Krishtin, kur marrin Eukaristinë në kungim, bëhen plotësisht pjestarët në fli të Zotit.

Eukaristia: Burimi e kulmi i jetës së Kishës

Të gjithë sakramente dhe të gjithë shërbime kishtare dhe veprime apostolike janë të lidhur në mënyrë shumë të ngusht dhe të veçantë me Eukaristi dhe te ajo drejtohen. Eukaristia e shenjtë përmban krejtesisht të mirën shpirtërore të Kishës – Krishtin, Qengjin tonë pashkvor.

Kremtimi eukaristik – mesha e shenjtë – është kulmi i jetës dhe veprimit të Kishës. Në të Hyji nëpër Krishtin shenjtëron botën. Eukaristia është përbmledhje e fesë sonë. Në Eukaristi takohen dhe vërtetohen të gjitha të vërteta të fesë. Feja jonë është në përputhje me Eukaristinë dhe Eukaristia vërteton bindjen tonë.

Emra të sakramentit

Emra të ndryshme pashqyrojnë pasurinë e parraskapitueshme të këtij sakramenti. Çdo prej tyre tregon një aspekt tjetër të sakramentit.

Eukaristiasepse është falenderimi Hyjit. Flajët greke ευχαριστειν (eucharistein) dhe ευλογειν (eulogein) kujtonjë “bekimet” (בֵּרַהָ– beracha) hebraike, të cila, sidomos në tryezë, shpallin vepra të Hyjit: krijimi, shëlbimi dhe shenjtërimi.

Darka e Zotitsepse është përkujtimi i darkës, të cilën kremtoi Zoti natën para mundimit, është parashijimi i Darkës dasmore të Qengjit në Jerusalemin qiellor.

Thyerje e bukës, sepse këtë rit hebraik, i pranuar nga liturgjia e pashkës hebraike, përdori Jezusi, kur bekoi dhe dhuroi bukën. Sipas thyerjes nxënës të tij e kanë njohur pas ngjalljes në Emaus. Këtë emër përdornin të krishterë të parë, duke pohuar, se të gjithë ata, që hanë prej një buke të vetme, Krishtin, hyjnë në një bashkësi të ngushtë me të dhe bëhën me të një trup të vetëm – kishë, e cila është trupi mistik të Jezu Krishtit.

Bashkësi eukaristike(συναξις) – synaksisd.m.th. “veprimi i përbashkët”. Ky emër vjen nga arsyja, se Eukaristia kremtohet në komunitetin e besimtarëve, i cili është shenjë e dukshme të Kishës. Më të vërtetë, në kremtimin liturgjik të Eukaristisë, të gjithë veprojnë së bashku, si një trup të vetëm të Krishtit, nën udhëheqje të Jezusit, i cili është Krye i këtij trupi.

Kujtimi(lat. memoriale) të vdekjes dhe të ngjalljes së Zotit. Kremtimi eukaristik është vepër, në të cilën bëhet e pranishme flia e Krishtit në kryq. Gjatë meshës së shenjtë Jezusi lind, vdes dhe ngjall së vdekuri. Liturgjia eukaristike është e njëjta fli, të cilën Biri flijoi Atit në lterin të kryqit për shpëtimin të mbarë njerëzimit. Prandaj quhet edhe Fli e shenjtë. Ose edhe fli e meshës së shenjtë, ose fli e lavdit (Heb 13,15), fli shpirtërore (1Pt 2,5), fli e pastër dhe e shenjtë, sepse plotëson dhe tejkalon të gjitha flitë e besëlidhjes së vjetër.

Liturgjia e shenjtë e hyjnore, sepse Kisha mbarë ka qendër të vet në këtë sakrament dhe duke e kremtuar, zbulohet plotësisht vetveten. Kisha jeton prej Eukaristisë. Prandaj edhe kremtimi i misterëve të shenjtë. Quhet edhe Shenjtërueshmi sakrament, sepse është “sakramenti i sakramentëve”. Kështu quajmë edhe mënyra eukaristike të ruajtura në tabernakull.

Kungimi, (lat. communio – bashkimi, lidhje), sepse në këtë sakrament bashkohemi me Krishtin, i cili na dhuron pjesë në trupin dhe gjakun e tij për të krijuar një trup të ri të vetëm, që është Kisha. Edhe “gjëra të shenjta” (gr. τα αγια – ta hagia; lat. sancta), që na drejton kah shoqërinë e shenjtërve, të cilën deshmojmë në lutjen Besoj; edhe buka ëngjëllore, buka prej qiellit, ilaç i pavdekshmërisë, viatikum.

Mesha e shenjtë(lat. Sancta Missa), sepse liturgjia, në të cilën realizohet misteri i shëlbimit, mbaron me dërgimin e besimtarëve (missio) për ta kryer vullnetin e Hyjit në jetën e përditshme. Kështu jeta e një të krishterit bëhet eukaristia – falenderimi Hyjit për gjithçka na dhuron; falë lidhje me Jezusin në Eukaristi jeta, e cila është pjesë në jetën e Kishës, bëhet fli e këndshme për Atin, së bashku me Krishtin në Shpirtin Shenjtë.

Comments
sign-in-to-add-comment
Vďaka za krásny text o Eucharistii.

Tá rímska I evokuje nádej na pokračovanie.
Posted on 12/20/11 7:58 PM.
pokracovanie pride emoticon je to prednaska pre katechetky na stvrtok
Posted on 12/20/11 9:24 PM in reply to Otília Ferenčíková.