Një vajzë e thjeshtë. O, sa më pëlqen gatishmeria e saj. Guxim, me të cilin kapërcën frikën e vet... Maria. Sot, të diel të fundit të ardhjes Kisha na e paraqes si model të gjithë të rrinjve.
E dimë, se Zoti gjithëmonë i ka pas të rrinjtë veçanërisht pranë zemrës. Ai e di, se në këtë moshë, plot me ëndrra e me forcë mund të afrohet te ata me kërkesa më të mëdha.
Djem të rrinj si Samuel, David ose Daniel, vajza të reja si Rut, Suzana ose Sara e Tobisë... E shumë e shumë të tjerë të rrinj, që edhe në kohë të sotshme përgjigjën Zotit më të njëjtin guxim. Edhe ty mund të jesh një prej tyre...
Ç'ka atëherë kërkoi Zoti prej Marisë? Mund të themi: asnjë gjë të jashtzakonshme. E kërkoi, që të bëhet nënë. Një gjë krejt normale për ç'do grua të re. Më të vërtetë, ç'do grua është e thirrur të bëhet nënë. Si edhe ç'do burr i ri është i thirrur të bëhet baba. Dhe ai, ose ajo, që nuk e është, ose më mirë që përbuz ta jetë, është në këtë botë kot. Pa tjetër, mund të flasim për atësinë dhe amësinë trupore ose shpirtërore, për jetën familiare ose e kushtuar; por kjo është një temë tjetër.
Atëherë Maria. Engjëlli i ofroi të plotësoi në jetën e vet një gjë normale. Edhe nëse duhet të themi, se ia ofroi në një mënyrë të jashtzakonshme. Biles e ka ftuar të rrezikojë me Zotin. Duhet ta kemi para sysh, se Maria ishte e fejuar për Jozefin e akoma nuk banuan së bashku. Si mund të jetë e shtatzënë një virgjër? E pyet edhe ajo vet. Ndoshta me frikë. Por kur engjëlli ia shpjegon, se kjo vepër është e Zotit, e pranon krejtësisht.
Në jetën me Zotin nuk ka frikë. Ne si Maria jemi të ftuar të plotësojmë planin e Zotin me ne, duke thëhë "jam shërbëtorja e Zotit, jam shërbëtori i Zotit... u bëftë më mua siç the ti..." Ta themi këtë fjalë para çdo sfidë, që na vjen përpara. Mos frikësohemi, sepse atë, që Zoti kërkon prej nesh nuk është përtej forcave tona as atëherë, kur duket kaq e madhe, kur duket, se nuk jemi të aftë për të. Nuk ka rëndësi atë, që na duket. E rëndësishme është, që të besojmë, se duke dëgjuar zërin e Zotit jemi mjaftueshëm të fortë për të bërë gjithçka, që ai vet na kërkon. Në fund të fundit... kujtojmë Marinë. As prej saj Hyji nuk ka kërkuar diçka e pamundshme, diçka e jashtzakonshme.
Pa frikë t'i besohemi Zotit. Ai nuk është vetëm Ai, që kërkon, që fton ose që sfidon të bëjmë diçka. Ai është edhe Ai, që përforcon, që përkrah, që bashkëndan me ne çdo sukses e çdo mossukses tonë. Këtu është misteri i jetës sonë: t'i bëjmë me besnikëri të madhe gjëra të vogla, t'i bëjmë me dashuri të jashtzakonshme vepra të zakonshme. Si Maria...